Ballina Lajmet Kosovë Tridhjetë ditë paraburgim për sulmuesin e Vehbi Kajtazit

Tridhjetë ditë paraburgim për sulmuesin e Vehbi Kajtazit

Fitim Thaqit, të dyshuarit për sulm fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajmin e ka bërë të ditur Gazmend Halilaj, avokati i Thaçit, shkruan KlanKosova.

Thaqi është i dyshuari kryesor për sulm ndaj kryeredaktorit të portalit Insajderi.

Kajtazi ishte sulmuar ditë më parë në një lokal në kryeqytet.

Ai ka deklaruar se është i bindur që është sulmuar për shkak të punës së tij si gazetar dhe jo për diçka tjetër.

Vendimi për masën e paraburgimit e ka marrë sot Gjykata Themelore në Prishtinë pas kërkesës së Prokurorit.

Thaqi u dorëzua në Polici, të shtunën mbrëma, një ditë pasi sulmoi fizikisht Vehbi Kajtazin.

Exit mobile version