Ballina Lajmet Trump: Bombardimet ndaj serbëve, ishin një gabim i madh. Serbët janë njerëz...

Trump: Bombardimet ndaj serbëve, ishin një gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë

Kandidati për President të SHBA-së, Donald Trump në një intervistë për revistën “Nedeljnik” u ka kërkuar falje serbëve për bombardimet e vitit 1999.

“U kërkoj falje serbëve për bombardimet që ndodhën në vitin 1999”, ka thënë Trump.

Miliarderi amerikan, ka thënë se ai do të zotohet në forcimin e marrëdhënieve në mes të SHBA-së dhe Beogradit, transmeton Express.

“Bombardimet ndaj serbëve, ishin një gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë”, ka thënë Trump, derisa ka përmendur se Clinton ka krijuar rrëmujë në Ballkan.

Trump, gjithashtu, ka thënë se ai do të krijojë marrëdhënie të mira edhe me Rusinë e Putinit, por u zotua se do të luftojë kundër ISIS-it.

Po ashtu, ai u bëri thirrje shtetasve amerikanë me origjinë serbe ta votojnë atë në zgjedhjet presidenciale.

Exit mobile version