Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump dënon sulmin e tmerrshëm në Bondi Beach

Trump dënon sulmin e tmerrshëm në Bondi Beach

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dënuar sulmin me armë në plazhin Bondi në Sydney, duke e cilësuar atë si një “sulm të tmerrshëm”.

Duke folur gjatë një ceremonie festive për Krishtlindje në Shtëpinë e Bardhë, në krah të bashkëshortes së tij Melania, Trump tha se incidenti ishte “një sulm thjesht antisemit”.

Autoritetet australiane po vazhdojnë hetimet për ngjarjen, e cila la të vrarë dhe të plagosur disa persona. /mesazhi

Exit mobile version