Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump dhe princi saudit diskutojnë “sjelljen shkallëzuese” të Iranit

Trump dhe princi saudit diskutojnë “sjelljen shkallëzuese” të Iranit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me princin e kurorës saudite, Mohamed bin Salman, ka diskutuar “sjelljen shkallëzuese” të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përveç kësaj, njoftoi Shtëpia e Bardhë, udhëheqësit po ashtu diskutuan “rolin kritik të Arabisë Saudite në sigurimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe në tregun global të naftës”.

Çmimet e naftës kanë shënuar një rritje prej rreth 10 për qind gjatë javës së kaluar mes tensioneve rajonale që janë rritur midis SHBA-ve dhe Iranit, që kur Washingtoni vitin e kaluar në mënyrë të njëanshme u tërhoq nga marrëvshja bërthamore mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe Gjermanisë dhe BE-së.

Që atëherë, SHBA-të nisën një fushatë diplomatike dhe ekonomike për të rritur presionin ndaj Iranit për ta detyruar atë të rinegociojë marrëveshjen.

Një pjesë e fushatës së SHBA-ve ka përfshirë ri-imponimin e sanksioneve mbi eksportet e naftës iraniane, e cila ka dërguar ekonominë iraniane në një ulje kulmore. SHBA-të kryesisht janë mbështetur në Arabinë Saudite për të kompensuar prodhimin botëror në rënie të naftës, duke pasuar dënime ekonomike ndaj Iranit.

SHBA-të po ashtu kanë rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë aeroplanmbajtës, forca bombarduese dhe bateri raketore Patriot, duke përdorur kërcënimet nga Irani si arsyetim për veprimet.

Exit mobile version