Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, më vonë të mërkurën në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, transmeton Anadolu.
“Po diskutoj me presidentin (rus) (Vladimir) Putin edhe ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Besoj, po diskutoj me presidentin Zelenskyy dhe mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Do ta takoj sot. Ai mund të jetë në audiencë tani”, tha Trump në WEF në Davos të Zvicrës.
“Ka gjakderdhje në Ukrainë dhe kjo është ajo që dua ta ndaloj”, tha Trump.
“Është një luftë e tmerrshme. Ata do ta tejkalojnë Luftën e Dytë Botërore. Shifrat janë tronditëse. Sa njerëz kanë humbur ata?. Ukraina dhe Rusia humbën sasi të jashtëzakonshme”, tha ai.
