Ballina Lajmet Trump ftoi Abbasin për vizitë në Shtëpinë e Bardhë

Trump ftoi Abbasin për vizitë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje përmes telefonit ka biseduar me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe me këtë rast e ftoi për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kabineti i Presidentit të Palestinës njoftoi se Trump ka ftuar Abbas-in për vizitë në SHBA në tentim për të gjetur mënyrë që të fillojë procesi për paqen me Izraelin.

Trump theksoi se angazhohet për një proces paqësor i cili do të sillte deri te paqja e përhershme mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Nga ana tjetër, Abbas porositi se mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe se angazhohet për paqen si zgjedhje strategjike.

Kjo ka qenë biseda e parë e dy liderëve pasi Trump mori detyrën e presidentit të SHBA-ve në muajin janar.

Exit mobile version