Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se Kuba “së shpejti do të dështojë”, përderisa humb mbështetjen kritike financiare dhe energjetike që më parë e siguronte nga Venezuela, transmeton Anadolu.
“Kuba së shpejti do të dështojë. Kuba është vërtet një komb shumë afër dështimit”, u tha ai gazetarëve në shtetin e Iowa-s.
Trump tha se Kuba “merrte paratë e saj nga Venezuela”.
“Merrnin naftë nga Venezuela. Tani nuk po e marrin më”, shtoi ai.
