Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump me “llafe grash” në Twitter, revoltohen opinioni publik

Trump me “llafe grash” në Twitter, revoltohen opinioni publik

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi në mënyrë të paprecedentë një folëse në SHBA, duke ironizuar mbi një operacion plastik që ajo flitet se ka bërë.

Sulmi i drejtohej prezantueses së televizionit “MSNBC”, Mika Brzezinski, por një pjesë e tij iu rezervua kolegut të saj, Joe Scarborough. Këta të dy kanë kritikuar shpeshherë Trumpin në programin që drejtojnë, diçka që nuk justifikon në asnjë mënyrë reagimin vulgar në Tëitter të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Dëgjova se në programin me pak shikues ‘Morning’, Joe flet keq për mua, por unë s’e shoh më. Atëherë si ka mundësi, që Mika e çmendur, me inteligjencë të ulët, dhe psikopati Joe erdhën në ‘Mar a Lago’ tri net rresht për Vitin e Ri dhe donin të më takonin? Asaj po i kullonte fytyra nga operacioni plasik. Unë thashë jo!”, shkruante Trump.

Mesazhet në Twitter të Trumpit shkaktuan një reagim të ashpër nga politikanë e njerëz të medieve, por edhe amerikanë të thjeshtë, sipas të cilëve presidenti i Amerikës nuk mund të flasë në këtë mënyrë.

Mes kritikëve ishin edhe senatorë republikanë, si Lindsey Graham dhe Ben Sasse, të cilët thanë se fjalët e Trumpit janë nën dinjitetin e zyrës së tij.

Mjaft njerëz, mes të cilëve gruaja e tij, këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, avokatët e tij dhe republikanët në Kongres, i kanë kërkuar presidentit që të reduktojnë mesazhet në Twitter, pasi janë antiproduktive.

Por ja ku jemi sërish, një tjetër shpërthim i Trumpit, një tjetër sulm personal që nuk duhej bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, diçka që shënon një kontrast dramatik me sjelljen, të paktën atë publike, të banorëve të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë.

Exit mobile version