Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: Lufta në Gaza ka përfunduar

Trump: Lufta në Gaza ka përfunduar

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta në Rripin e Gazës ka marrë fund dhe se armëpushimi “do të qëndrojë në fuqi”.
“Lufta ka mbaruar. E kuptuat?” u tha ai gazetarëve kur u pyet nëse ishte i bindur që konflikti mes Izraelit dhe Hamasit kishte përfunduar.

Trump shtoi se do të krijohet “një bord paqeje” për Gazën, të cilën ai e përshkroi si “një vend i shkatërruar”. Presidenti amerikan pritet të vizitojë Izraelin dhe Egjiptin për të festuar marrëveshjen e paqes. /mesazhi

Exit mobile version