Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump ndalon produktet e Huawei

Trump ndalon produktet e Huawei

Presidenti i SHBA, Donald Trump po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv që do të ndalonte kompanitë amerikane nga përdorimi i pajisjeve të telekomunikacionit, të prodhuara nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE, sipas agjencisë Reuters duke cituar tre burime të mirinformuara.

Sipas Uashingtonit, këto dy kompani janë nën urdhrat e qeverisë kineze dhe pajisjet e tyre mund të përdoren për të spiunuar në SHBA.

Urdhri ekzekutiv, të cilin administrata e ka vlerësuar për më shumë se 8 muaj, mund të lëshohet në janar dhe ndoshta nuk do të adresojë direkt Huawei dhe ZTE, por sipas burimeve do të interpretohet nga zyrtarët dhe Departamenti amerikan të Tregtisë si një pikënisje për të kufizuar përhapjen dhe pajisjet e prodhuara nga këto dy kompani./ /os/ a.jor.

Exit mobile version