Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se OKB-ja duhet të vazhdojë, kur u pyet për idenë e tij për një “Bord të Paqes”, raporton Anadolu.
“OKB-ja thjesht nuk ka qenë shumë ndihmuese. Unë jam një tifoz i madh i potencialit të OKB-së, por ajo kurrë nuk ka arritur potencialin e saj”, u tha Trump gazetarëve gjatë një brifingu në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse dëshiron që Bordi i tij i Paqes të zëvendësojë këtë organizatë botërore.
“Besoj se duhet të lejoni që OKB-ja të vazhdojë sepse potenciali është shumë i madh”, shtoi ai.
