Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump paralajmëron se Rusia dhe Kina mund të marrin Grenlandën nëse SHBA-ja...

Trump paralajmëron se Rusia dhe Kina mund të marrin Grenlandën nëse SHBA-ja nuk vepron

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka argumentuar se Grenlanda mund të bjerë nën kontrollin rus ose kinez nëse Washingtoni nuk ndërmerr veprime, transmeton Anadolu.

“Ne do të bëjmë diçka për Grenlandën, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo”, tha Trump gjatë një takimi me drejtues të industrisë së naftës dhe gazit në Shtëpinë e Bardhë.

Ai pretendoi se nëse “ne nuk e bëjmë këtë, Rusia ose Kina do ta marrin Grenlandën dhe ne nuk duhet ta kemi Rusinë ose Kinën si fqinj”.

“Ne do të bëjmë diçka me Grenlandën, qoftë në mënyrën e mirë apo në mënyrën më të vështirë”, tha presidenti amerikan.

Trump tha se është “një admirues i Danimarkës”, por theksoi se do të “dëshironte të bëjë një marrëveshje” me qeverinë daneze.

Pas operacionit ushtarak të 3 janarit në Venezuelë, që çoi në kapjen e presidentit Nicolas Maduro, Trump përsëriti interesin e tij të kahershëm për marrjen e Grenlandës për qëllime të sigurisë kombëtare.

Exit mobile version