Presidenti amerikan, Donald Trump, ka “premtuar në mënyrë të përsëritur” se do të japë falje të gjera për zyrtarë të lartë të administratës para se të largohet nga detyra, transmeton Anadolu.
Duke cituar persona të njohur me deklaratat e tij, sipas Wall Street Journal (WSJ), Trump u kishte thënë këshilltarëve në një takim të fundit se “do t’i fal të gjithë ata që kanë qenë brenda 200 metrave nga Zyra Ovale”.
Sipas raportit, Trump ka sugjeruar disa herë mundësinë e dhënies së faljeve masive në biseda të ndryshme, përfshirë edhe një rast ku ka diskutuar mbajtjen e një konference për media për t’i njoftuar ato para largimit nga detyra.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i minimizoi deklaratat, duke thënë: “Wall Street Journal duhet të mësojë të kuptojë një shaka, megjithatë fuqia e presidentit për falje është absolute”.
Raporti thekson se Trump tashmë ka dhënë rreth 1,600 falje gjatë mandatit të tij aktual.
