Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: SHBA-ja do ta godasë Iranin “fort”, por do t’i lëmë ata...

Trump: SHBA-ja do ta godasë Iranin “fort”, por do t’i lëmë ata të vazhdojnë të flasin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se SHBA-ja do të godasë Iranin “fort” si hakmarrje për sulmet e Teheranit ndaj forcave amerikane në Jordani, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë me “Fox News”, Trump tha se sulmet e SHBA-së gjatë natës kundër milicive të mbështetura nga Irani në Irak ishin “të koordinuara” me qeverinë irakiane.

Pas sulmit të Iranit në Jordani, Trump tha: “Ne do t’i godasim fort ata (iranianët). Ata do të mposhten”.

Në lidhje me negociatat me Iranin për një marrëveshje paqeje, Trump tha: “Ne do t’i lëmë ata të vazhdojnë të flasin”.

Në fillim të kësaj jave, Trump tha se SHBA-ja po zhvillonte “bisedime të mira” me Iranin dhe se kishte “shans të mirë” për të arritur marrëveshje, por paralajmëroi se operacioni ushtarak mund të rifillonte nëse negociatat dështojnë.

Exit mobile version