Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump shpallet përgjegjës për abuzim seksual ndaj ish-kolumnistes E. Jean Carroll

Trump shpallet përgjegjës për abuzim seksual ndaj ish-kolumnistes E. Jean Carroll

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është shpallur përgjegjës për abuzim seksual dhe shpifje ndaj ish-kolumnistes E. Jean Carroll, transmeton Anadolu.

Një juri në Manhattan mori vendim në një padi civile dhe gjithashtu urdhëroi ish-presidentin t’i paguajë Carroll-it 5 milionë dollarë dëmshpërblim.

Carroll akuzoi ish-presidentin Trump për përdhunim në një dyqan mallrash në New York pothuajse tre dekada më parë në mesin e viteve 1990.

Trump e mohoi akuzën, duke thënë se Carroll “nuk është tipi im” dhe e akuzoi atë për gënjeshtër.

Ai gjithashtu iu përgjigj vendimit duke u prononcuar në rrjetet sociale.

“Nuk e kam absolutisht asnjë ide se kush është kjo grua. Ky vendim është një turp, një vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”, shkroi Trump.

Exit mobile version