Ballina Lajmet Trump-sportistëve: Të pushohet kush nuk këndon himnin

Trump-sportistëve: Të pushohet kush nuk këndon himnin

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi Nfl, ligës profesioniste të futbollit amerikan, që të pushojë nga puna lojtarët që nuk këndojnë himnin.

Sulmi i Presidentit amerikan nuk kurseu as kampionët “rebelë” të sportit amerikan.

Ai kthehet kundër atyre që kundërshtojnë praninë e Trump, në Shtëpinë e Bardhë apo protestojnë hapur kundër dhunës së policisë ndaj afro-amerikanëve.

“Presidenti tregon në total një mungesë respekti ndaj kampionëve tanë dhe ndaj ideve të të tjerëve”, tha drejtuesi i Nfl, Roger Goodell.

Trump ndër të tjera ka vendosur të tërheqë ftesën e Shtëpisë së Bardhë ndaj yllit të basketbollit, Stephen Curry.

Exit mobile version