Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: “Të gjithë duhet të evakuojnë menjëherë Teheranin”

Trump: “Të gjithë duhet të evakuojnë menjëherë Teheranin”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetin e tij social, Truth Social, duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm të kryeqytetit iranian, Teheran.

“IRANI NUK MUND TË KETË NJË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë vazhdimisht! Të gjithë duhet të evakuojnë menjëherë Teheranin!” shkroi Trump.

Kjo thirrje vjen në një moment tensioni të lartë mes Uashingtonit dhe Teheranit, sidomos për shkak të shqetësimeve mbi programin bërthamor të Iranit.

Ekspertët ndërkombëtarë të sigurisë kanë reaguar me shqetësim. Matthew Duss, nga Qendra për Politikë Ndërkombëtare në Uashington, e cilësoi deklaratën “frikësuese”, duke theksuar se një evakuim i tillë është i pamundur për një qytet me mbi 15 milionë banorë, ku shumë njerëz nuk kanë mundësi për transport.

“Kjo është një gjuhë e papërgjegjshme nga një president amerikan. Duhet të na shqetësojë të gjithëve,” tha Duss për Al Jazeera.

Deklarata e Trump ka rritur frikën për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak në rajon. /mesazhi

Exit mobile version