Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump thotë se Irani do të pranojë inspektime të mëdha të armëve...

Trump thotë se Irani do të pranojë inspektime të mëdha të armëve për të siguruar “sinqeritet bërthamor”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se Irani do të pranojë inspektime të mëdha për armët si pjesë e përpjekjeve për të siguruar atë që ai e quajti “sinqeritet bërthamor” në të ardhmen, transmeton Anadolu.

“Të gjithë janë plotësisht të vetëdijshëm se Irani do të pranojë të ketë inspektime të mëdha për armët, në mënyrë që të sigurohet ‘sinqeritet bërthamor’ për një kohë të gjatë në të ardhmen”, tha Trump në një postim në platformën e tij sociale Truth Social.

Deklarata erdhi disa orë pasi nënpresidenti JD Vance tha se bisedimet me Iranin në Bürgenstock të Zvicrës kishin prodhuar një “bazë shumë të mirë” për një marrëveshje përfundimtare dhe pretendoi se Teherani kishte rënë dakord të lejonte inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të ktheheshin në vend.

Megjithatë, duke cituar një burim, agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars e mohoi pretendimin e Vance, duke thënë se gjatë bisedimeve të fundit në Zvicër nuk është diskutuar fare kthimi i inspektorëve të IAEA-së në Iran.

Më 14 qershor, Irani dhe SHBA njoftuan se kishin arritur një mirëkuptim me 14 pika përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, me synim përfundimin e luftës katërmujore, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe vendosjen e një kuadri për negociatat bërthamore.

Memorandumi hyri në fuqi më 18 qershor pasi u nënshkrua në mënyrë elektronike nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe presidenti amerikan Donald Trump.

Exit mobile version