Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk dëshiron të bëjë më tregti me Spanjën, duke e cilësuar atë si “një partnere të tmerrshme” në NATO, raporton Anadolu.
“Ne nuk duam të bëjmë më asnjë biznes tregtar me Spanjën. Meqë ra fjala, do të doja që ta ndërprisnit.
“Spanja është një partnere e tmerrshme në NATO. Ajo nuk merr pjesë, nuk paguan. Nuk dua të kem asgjë me Spanjën. Ndërprisni të gjithë tregtinë me Spanjën”, tha Trump në margjinat e Samitit të NATO-s në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.