Ballina Lajmet Kosovë Trump thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë

Trump thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë

Pas takimit në Alaskë me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përmendur sërish konfliktet që ai pretendon se i ka ndalur, përfshirë edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam negociuar përfundimin e pesë luftërave”, ka thënë ai derisa është ndaluar nga gazetari i “Fox News”, i cili ia ka numëruar ato – India-Pakistan, Izrael-Iran, Ruanda-Kongo, Serbia-Kosova, Kamboxhia-Tajlanda, Azerbajxhan-Armenia.

“Ju keni pasur rol në të gjitha këto [konflikte], apo jo?” e pyeti gazetari.

“Po,” u përgjigj Trump. “Bëmë diçka të jashtëzakonshme.”

Presidenti amerikan ka thënë disa herë tashmë se ka ndaluar një konflikt në Kosovë së fundi, e se ka shpëtuar shumë jetë me këtë veprim.

“Ndalëm diçka që ishte gati të niste”, pati thënë ai më 8 gusht për konfliktin e pretenduar Kosovë-Serbi.

Exit mobile version