Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trumpi: ShBA-ja po “pastron” Ngushticën e Hormuzit

Trumpi: ShBA-ja po “pastron” Ngushticën e Hormuzit

ShBA-ja ka nisur operacionet për të “pastruar” Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe globale e transportit detar, tha të shtunën presidenti amerikan Donald Trump.

“Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit si një favor për vendet në mbarë botën, përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Francën, Gjermaninë dhe shumë të tjera”, shkroi ai në Truth Social.

Ai deklaroi se minat detare ishin kërcënimi i vetëm i mbetur për anijet që kalojnë nëpër ngushticë, duke shtuar se të gjitha 28 anijet iraniane për vendosjen e minave “ndodhen në fund të detit”.

Komentet e Trumpit vijnë në një kohë kur delegacionet e ShBA-së dhe Iranit po zhvillojnë bisedime në Islamabad, të ndërmjetësuara nga Pakistani, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit më të gjerë rajonal mes një armëpushimi të brishtë dyjavor.

Exit mobile version