Ballina Kuriozitete Truri mëson edhe nga përvojat e imagjinuara

Truri mëson edhe nga përvojat e imagjinuara

Studimi: Mendimi pozitiv ndikon zgjedhjet tona dhe e transformon realitetin

Të mendosh në mënyrë pozitive ndryshon trurin në pak sekonda. Kjo ndodh pasi aktivizohet motivimi, çka influencon në zgjedhjet e njeriut. Sipas një studimi të një bashkëpunimi mes universiteteve amerikane e institutit gjerman Max Planck, publikuar në revistën shkencore Nature Communications, truri mund të mësojë edhe nga eksperiencat e imagjinuara, ëndrrat me sy hapur, njësoj sikurse mëson nga eksperiencat reale.

Pra, imagjinata nuk konsiderohet tashmë si veprimtari pasive, por mund të ndikojë pozitivisht e mund t’i japë formë aktive pritshmërive dhe zgjedhjeve tona.

Për këtë, shkencëtarët kanë kryer eksperimente edhe me vullnetarë, duke konfirmuar faktin se mendimi pozitiv ndikon pozitivisht në zgjedhjet tona dhe e transformon realitetin, duke sjellë përmirësim në të gjitha format e marrëdhënieve sociale, duke nisur nga ajo me veten.

Këtu gjejnë konfirmim edhe tezat e shumëpërdorura gjatë viteve të fundit të rrymave New Age, që bazohen kryesisht mbi transformimin e zgjedhjeve duke kontrolluar dhe devijuar mendimin në anën pozitive.

Zbulimi dhe konfirmimi shkencor mund të shërbejë në trajtimin e shqetësimeve mendore, por edhe në fushat e sportit, artit etj., për të frymëzuar e motivuar atletët e artistët në kompeticione për rezultate optimale.

Exit mobile version