Ballina Lajmet TSK u jep goditje të reja terroristëve në veri të Irakut

TSK u jep goditje të reja terroristëve në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë ndërmarrë operacione kundër pjesëtarëve të organizatës separatiste të cilët ishin duke përgatitur sulme në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtatmadhoria e ushtrisë turke bëri të ditur se TSK vazhdon të luftojë kundër elementëve terroristë në veri të Irakut.

Të shtunën janë kryer operacione ajrore ndaj bazave të terroristëve në rajonin Zap. Me këtë rast janë shkatërruar baza, strehimore dhe depo armësh ndërsa avionët pas kryerjes së misionit me sukses u kthyen në bazë.

Exit mobile version