Ballina Arritje Teknologji TSMC fillon prodhimin e çipeve 3-nanometër

TSMC fillon prodhimin e çipeve 3-nanometër

Tradicionalisht kompania fillon prodhimin e një arkitekture të re në periudhën Mars-Maj për të prodhuar mjaftueshëm çipe për iPhone e fundit që zakonisht debutojnë në Shtator.
TSMC do të fillojë prodhimin masiv të çipeve që përdorin procesin prodhues 3-nanometër(N3) në muajin Shtator.

Prodhuesi i kontraktuar i çipeve do të dërgojë produktet e para nderuar me arkitekturën e re tek konsumatorët në fillim të vitit të ardhshëm.

Tradicionalisht kompania fillon prodhimin e një arkitekture të re në periudhën Mars-Maj për të prodhuar mjaftueshëm çipe për iPhone e fundit që zakonisht debutojnë në Shtator.

Por zhvillimi i procesit prodhues 3-nanometër mori më shumë kohë sesa duhej dhe për këtë arsye çipet e ardhshme të Apple për smartfonët do të përdorin një arkitekturë tjetër.

Krahasuar me procesin prodhues 5-nanometër(N5), arkitektura e re 3-nanometër do të ofrojë 10 deri në 15% më shumë performancë dhe të reduktojë konsumin e energjisë me 25 deri në 30% (me të njëjtën frekuencë dhe numër tranzistorësh) dhe të rrisë densitetin e pllakave të silikonit me 1.6 herë.

Gjithashtu TSMC është duke punuar në një gjeneratë të re të procesit prodhues 3-nanometër, N3E i cili është një përmirësim por me densitet më të ulët tranzistorësh.

Madje kompania Tajvaneze ka planifikuar katër përditësime në familjen 3-nanometër: N3P, N3S dhe N3X.

Apple pritet të jetë konsumatori i parë i procesit prodhues 3-nanometër të TSMC. /CIO

Exit mobile version