Ballina Lajmet Kosovë Tubimi i Vuçiqit në Serbi, autobusë me serbë nga Kosova nisen drejt...

Tubimi i Vuçiqit në Serbi, autobusë me serbë nga Kosova nisen drejt Beogradit

Sot në Serbi mbahet i ashtuquajturi “tubimi i shpresës” i organizuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, derisa disa ditë në opinionin serb ka pasur dëshmi dhe vlerësime të shumta për organizimin e punëtorëve nëpër institucione, pensionistëve dhe kategorive sociale që të marrin pjesë në këtë tubim.

Mediat në Serbi po ashtu theksojnë se numër i madh i autobusëve janë nisur të enjten dhe të premten në mëngjes nga Kosova për në Beograd, për të marr pjesë në këtë tubim, organizimi i së cilës është parë edhe më herët nëpër të ashtuquajturat protesta të Millosheviqit në vitet e 1990-ta.

Dëshmitë për detyrim ose pagesë për shkuarje me një sandviç, lëng apo edhe para, përveç rrjeteve sociale, mund të lexohen dhe dëgjohen në media që nuk janë nën kontrollin e regjimit aktual në Beograd.

Siç raportojnë mediat në Serbi, të afërta me pushtetin mbi 10 mijë serbë të Kosovës kanë shkuar në Beograd, në mbështetje të Vuçiqit.

Ndryshe, Telegrafi ka siguruar fotografi dhe video në të cilat shihen autobusë nga Kosova duke bartur qytetarë serbë në drejtim të Beogradit.

Ditë më parë mediet serbe shkruanin se me ditë të tëra po vijnë dëshmitë për përpilimin e listave të njerëzve nëpër vendbanime me shumicë serbe të cilët janë të detyruar të shkojnë në këtë protestë.

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq kishte thënë se këta qytetarë serbë të Kosovës po nxitën nga politikanët që veprojnë në veri të vendit.

Exit mobile version