Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tunizia shpëton mbi 100 migrantë të parregullt në Detin Mesdhe

Tunizia shpëton mbi 100 migrantë të parregullt në Detin Mesdhe

Autoritetet tuniziane të dielën njoftuan se 105 migrantë të parregullt u shpëtuan pasi varkat e tyre u mbytën në brigjet e vendit në Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Houssam Eddine al-Jabali, një zëdhënës i Gardës kombëtare tuniziane, në llogarinë e tij në mediat sociale konfirmoi se anijet u mbytën pasi migrantët injoruan paralajmërimet e tyre dhe vazhduan të lundrojnë drejt Evropës.

Al-Jabali shtoi se të mbijetuarit ishin me origjinë afrikane.

Për vite me radhë, Algjeria, Libia, Mauritania, Maroku dhe Tunizia, kanë qenë dëshmitarë të përpjekjeve të migrantëve nga Afrika kryesisht sub-Sahariane për të arritur në Evropë.​​​​​​​ /aa

Exit mobile version