Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, 11 të vdekur pas aksidentit të një autobusi me turistë

Turqi, 11 të vdekur pas aksidentit të një autobusi me turistë

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën pas aksidentit të një autobusi me turistë në provincën qendrore të Eshkisehir, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

”Viktimat ishin pjesë e një turi turistik nga Ankaraja”, shtoi kjo agjenci.

Aksidenti ndodhi sot gjatë orëve të para të mëngjesit kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin dhe u përplas me pemët anash rrugës.

Grupi turistik po shkonte në qytetin veriperëndimor të Bursës. Policia ndaloi shoferin e autobusit dhe nisi hetimet e rastit.

Exit mobile version