Ballina Lajmet Turqi, 44 terroristë të neutralizuar gjatë javës së kaluar

Turqi, 44 terroristë të neutralizuar gjatë javës së kaluar

Në operacionet e organizuara në Turqi gjatë shtatë ditëve të fundit janë neutralizuar 44 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se pjesëtarët e forcave të sigurisë nga 30 korriku deri më 6 gusht organizuan 2.451 aksione në mbarë vendin.

Gjatë aksioneve janë arrestuar 3.407 persona, prej tyre 511 për shkak të lidhjeve me terrorizmin, 98 për shkak të migracionit të parregullt dhe 2.798 për shkak të trafikimit dhe tregtisë me lëndët narkotike.

Për shkak të ndihmesës për terroristët e PKK-së janë arrestuar 152 persona, 21 për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste DEASH, katër anëtarë të organizatave terroriste majtiste dhe 334 persona të dyshuar në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO.

Gjatë aksioneve antiterroriste janë neutralizuar 44 terroristë, prej tyre 25 janë vrarë, dhjetë janë kapur, ndërsa nëntë janë dorëzuar.

Në mesin e terroristëve të neutralizuar janë edhe persona që gjendeshin në fletarreste.

Në aksionet në Erzurum, Hakkari dhe Adiyaman janë shkatërruar tre strehimore, shpella si dhe shtatë mina dhe mjete tjera shpërthyese.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë konfiskuar 66 kilogramë material që përdoret në përpunimin e bombave, 23 copë armë dhe 4.484 copë municion. Janë konfiskuar edhe mbi dy ton lëndë narkotike.

Në kuadër të luftës kundër migracionin të parregullt, janë ndaluar 3.006 migrantë të paparaqitur, prej tyre 322 në hapësirën detare. Për shkak të dyshimit se kanë organizuar kalim ilegal të kufirit janë arrestuar 98 persona.

Exit mobile version