Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, 6 terroristë të DEASH-it vriten gjatë një operacioni antiterrorist

Turqi, 6 terroristë të DEASH-it vriten gjatë një operacioni antiterrorist

Të paktën gjashtë terroristë të DEASH-it u vranë gjatë një operacioni kundër terrorizmit në provincën veriperëndimore të Yalovës në Turqi, tha të hënën ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, transmeton Anadolu,

Ministri Yerlikaya konfirmoi se tre oficerë policie u vranë gjithashtu pasi terroristët hapën zjarr ndaj tyre.

Ai shtoi se tetë oficerë policie dhe një roje sigurie u plagosën në përleshje.

Operacioni kishte në shënjestër terroristët e DEASH-it në Yalova dhe u krye nga forcat turke të sigurisë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme kundër terrorizmit, tha ministri.

Exit mobile version