Ballina Lajmet Turqi, brenda 24 orëve neutralizohen 19 terroristë

Turqi, brenda 24 orëve neutralizohen 19 terroristë

Të paktën 19 terroristë janë “neutralizuar” në Turqi gjatë periudhës prej 24 orëve, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në njoftimet e tyre për terroristët të cilët ose janë dorëzuar, vrarë apo kapur.

Në njoftim thuhet se 10 terroristë u neutralizuan në Sirnak dhe nga 4 në Diyarbakir dhe Batman si dhe një në Gaziantep.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, përfshirë gra dhe fëmijë.

Exit mobile version