“Mbështetja jonë e plotë është për unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Falënderoj autoritetet e Ukrainës për mbështetjen e tyre në procesin e evakuimit të shtetasve tanë”, tha Çavuşoğlu
Ministri i Punëve tëe Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka pritur në një takim ambasadorin e Ukrainës në Ankara, Vasyl Bodnar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në twitter, Çavuşoğlu njoftoi se ambasadorin Bodnar e ka pritur në një takim në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara.
“Mbështetja jonë e plotë është për unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Falënderoj autoritetet e Ukrainës për mbështetjen e tyre në procesin e evakuimit të shtetasve tanë”, tha Çavuşoğlu. /aa
