Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, kapet planifikuesi i sulmeve në Reyhanli, ku u vranë mbi 50...

Turqi, kapet planifikuesi i sulmeve në Reyhanli, ku u vranë mbi 50 persona

Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT), nëpërmjet një operacioni në qytetin Latakia të Sirisë ka kapur dhe ka sjellë në Turqi, Yusuf Nazik i cili ka siguruar ndërlidhjen me inteligjencën e Sirisë dhe ka drejtuar autorët në sulmin me bombë në Reyhanlı të Turqisë në vitin 2013, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se ndaj Yusuf Nazik i cili ka siguruar ndërlidhjen me inteligjencën e Sirisë dhe ka drejtuar autorët në sulmin me bombë në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay të Turqisë në vitin 2013, është zhvilluar një operacion nga MIT në qytetin Latakia të Sirisë.

Gjithashtu theksohet se Nazik, i cili ndodhej në listën e terroristëve të kërkuar në kategorinë “e kaltër” dhe i cili është organizatori i sulmit në Reyhanlı, pasi u kap nëpërmjet një operacioni të ndërmarrë nga anëtarët e MIT është dërguar në Turqi nëpërmjet rrugëve të sigurta dhe është marrë në pyetje.

– Pranimi i planifikimit dhe organizimit

Gjatë marrjes në pyetje Nazik ka pranuar se me udhëzimet e marra nga inteligjenca e Sirisë, ka nisur kërkimet duke bërë vëzhgime për të kryer akte në Turqi, ka siguruar kalimin e shpërthyesve nga Siria në Turqi, dhe se ka organizuar sigurimin e dy automjeteve transit dhe vendosjen e shpërthyesve në automjete.

Po ashtu bëhet e ditur se Nazik ka ndarë informacione të detujara rreth Mihraç Ural liderit të rezistencës siriane i cili njihet se ka luajtur rol në shpërthimin në Reyhanlı. Nazik ndër të tjera ka bërë thirrje që të dorëzohen edhe të akuzuarit tjerë që janë pjesëmarrës në sulm dhe të cilët janë në arrati.

– “Shteti i Turqisë është shumë i madh dhe nga ju do të kërkoj llogari”

Gjatë marrjes në pyetje Nazik, ka bërë të ditur se është i lindur në rajonin turk Antakya dhe ka dhënë informacione rreth familjes së tij dhe ka pranuar se bashkë me shokët e tij ka kryer sulmin me bombë në Reyhanlı.

Ai tha se urdhrin e ka marrë nga inteligjenca siriane. “Nuk munda t’i shpëtoj shtetit turk, jam penduar. Më kapën në Siri dhe më sollën në Turqi. U bëj thirrje shokëve të mi të kthehen sa është herët, sepse shteti turk, shteti ynë do të na mbrojë. I bëj thirrje shtetit të Sirisë se shteti turk është shumë i madh dhe sigurisht që për këtë do t’ju kërkoj llogari”, tha Nazik.

– Operacion vendas dhe kombëtar

Në këtë mënyrë MIT me operacionin e fundit të ndërmarrë në qytetin Latakia i ka shtuar edhe një të ri operacioneve të suksesshme përtej kufijve të kryera kohët e fundit kundër militantëve të FETO-s.

Theksohet se në operacionin e kryer nuk është marrë ndonjë mbështetje logjistike apo nga ndonjë shërbim inteligjent i ndonjë shteti të huaj dhe se të gjitha fazat, përcaktimi, ndjekja, operacioni dhe transferimi janë zhvilluar plotësisht nga elementët e MIT.

– Sulmi në Reyhanlı

Në rajonin Reyhanlı në qytetin Hatay të Turqisë më 11 maj 2013 u kryen dy sulme të ndara me bombë ku si pasojë humbën jetën 52 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Më pas u rrit në 53 numri i të vdekurve pasi një person tjetër iu nënshtrua plagëve. Si pasojë e sulmit të ndodhur pranë bashkisë Reyhanlı dhe para ndërtesës së Postës u dëmtuan 912 ndërtesa, 891 biznese dhe 148 automjete.

Për çështjen Reyhanlı gjykata solli vendim më 23 shkurt 2018, ku sipas kësaj 9 nga 33 persona ndaj të cilëve vazhdon gjykimi në lidhje me sulmin me bombë u dha vendimi me burg të përjetshëm ndërsa 13 prej tyre u dënuan nga 10-15 vite burg.

Po ashtu theksohet se MIT përpara shpërthimit i kishte përcjellë një shënim informacioni me detajet në lidhje me shpërhtimin prokurorit të atëhershëm Özcan Şişman në rajonin Reyhanlı, i cili ishte anëtar i FETO-s dhe i cili ka shkaktuar realizimin e këtij shpërthimi duke fshehur raportin e MIT-it.

Exit mobile version