Ballina Lajmet Turqi, në përplasjen mes dy metrobusëve në Stamboll 19 të lënduar

Turqi, në përplasjen mes dy metrobusëve në Stamboll 19 të lënduar

Në përplasjen mes dy metobusëve në Stamboll, janë lënduar 19 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Metrobusi i linjës Beylikduzu-Zincirlikuyu për arsye ende të panjohura u përplas me metrobusin tjerë në Sefakoy.

Pas dhënies së ndihmës së parë pasagjerëve të lënduar, ata u transferuan në spital.

Zyrtarë të paidentifikuar të Këshillit Bashkiak të Stambollit thanë se dy pasagjerë kanë pësuar lëndime serioze.

Trafiku pas ndërprerjes së shkurtër është normalizuar.

Exit mobile version