Ballina Uncategorized Turqi, numri i të vdekurve nga tërmetet rritet në 39.672 – VIDEO

Turqi, numri i të vdekurve nga tërmetet rritet në 39.672 – VIDEO

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu, tha se 39.672 persona kanë humbur deri më tani nga tërmetet që goditën pjesën jugore të vendin, raporton Anadolu.

I ftuar në kanalin televiziv CNN Turk, ministri Soylu tha se që në orët e para të tërmetit kanë qenë në rajon së bashku me shumë ministra, zyrtarë publikë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe vullnetarë.

Ai shtoi se të gjithë po bëjnë përpjekje të mëdha për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate kësaj fatkeqësie të madhe.

Ministri Soylu theksoi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë kryer në më shumë se 20 mijë ndërtesa në zonat e prekura nga tërmeti.

Ai tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit kryesisht kanë përfunduar.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter, me epiqendra në provincën turke Kahramanmaraş, goditën 11 provinca më 6 shkurt, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

Exit mobile version