Ballina Lajmet Turqi, operacion kundër trafikimit të drogës, 200 të arrestuar

Turqi, operacion kundër trafikimit të drogës, 200 të arrestuar

Mbi 200 persona janë privuar nga liria në kuadër të operacionit e gjerë policor të nisur mëngjesin e sotëm kundër një rrjeti kontrabanduesish të drogës në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e policisë turke sot në mëngjes kanë nisur operacionin më të madhe ndonjëherë kundër kontrabandimit të drogës.

Operacioni është në vijim në zonën e kryeqytetit të Turqisë, Ankara, në të cilën janë përfshirë 3,000 policë.

Operacioni është emëruar sipas shefit të policisë Cuneyt Bursa i cili u vra gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti të vitit të kaluar më 15 korrik në Turqi, e orkestruar dhe kryer nga organizata terroriste FETO.

Exit mobile version