Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi: Presidenti Erdoğan bën thirrje për aktivitet sportiv për shëndetin

Turqi: Presidenti Erdoğan bën thirrje për aktivitet sportiv për shëndetin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë një postim lidhur me rëndësinë e aktivitetit sportiv për shëndetin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Erdoğan tha: “Sporti është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Edhe unë tregoj përpjekje që të bëj sport tre herë në javë. Lëvizjet janë të dobishme”.

Në postimin e Erdoğan-it paraqiten edhe pamje nga ndeshja e basketbollit të luajtur në rezidencën presidenciale me disa ministra dhe këshilltarë.

Në ndeshjen e luajtur në rezidencën presidenciale morën pjesë ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın, drejtori i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun, zv.ministri i Rinisë dhe Sporteve, Hamza Yerlikaya dhe presidenti i Federatës së Basketbollit të Turqisë, Hidayet Türkoğlu. /aa

Exit mobile version