Ballina Lajmet Turqi, sekuestrohen afër 103 kilogram heroinë

Turqi, sekuestrohen afër 103 kilogram heroinë

Në qarkun Dogubayazit, të provincës turke të Agri, janë sekuestruar rreth 103 kilogram heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Guvernatorit në Agri njoftoi se pjesëtarët e forcave të sigurisë morën një informatë për planifikimin e kontrabandimit të sasisë së madhe të drogës me kamion.

Operacioni u organizuar në Hasankeyf. Pjesëtarët e forcave të sigurisë u përpoqën të ndalonin kamionin, por shoferi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u përpoq të arratisej.

Më në fund, kamioni u ndal dhe u konfiskuan 102 kilogram e 850 gram heroinë të shpërndarë në 139 pako.

Shoferi u arrestua.

Exit mobile version