Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, shpëtohen 80 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa nga njësitë greke

Turqi, shpëtohen 80 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa nga njësitë greke

Në brigjet e zonës Ayvalık në qytetin Çanakkale të Turqisë, u shpëtuan 80 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa në ujërat turke nga njësitë bregdetare të Greqisë, transmeton Anadolu.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke për zonën e Egjeut verior, identifikoi se në 2 gomone në brigjet e zonës Ayvalık në Egjeun e Veriut ndodheshin emigrantë të parregullt.

Anija e rojës bregdetare “TCSG-6” e cila u drejtua në rajon, shpëtoi emigrantët e parregullt me origjinë afgane të cilët ishin shtyrë prapa në ujërat turke nga njësitë bregdetare të Greqisë.

Bëhet e ditur se 80 personat e dërguar në breg, pas procedurave u dërguan në Qendrën e Rikthimit për të Huajt në Ayvacık.

Exit mobile version