Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, tërmet me fuqi 5,2 ballë godet provincën Antalya

Turqi, tërmet me fuqi 5,2 ballë godet provincën Antalya

Një tërmet me fuqi 5,2 ballë sipas Rihterit ka goditur rrethin Gazipaşa në Antalya të Turqisë jugperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ka ndodhur në ora 15:44 me kohën lokale, në ujërat e Mesdheut pranë rrethit Gazipaşa.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 77,58 kilometrash.

Në një njoftim tjetër, AFAD tha se deri më tani nuk është bërë denoncim për ndonjë situatë negative.

Exit mobile version