Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, urdhër-arreste për 101 anëtarë të dyshuar të PKK-së

Turqi, urdhër-arreste për 101 anëtarë të dyshuar të PKK-së

Sot u lëshuan urdhër-arrestet për 101 të dyshuar si pjesë e një hetimi ndaj organizatës terroriste PKK në provincën juglindore Diyarbakir të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit dyshohen se kanë punuar për Kongresin e Shoqërisë Demokratike (DTK), i ashtuquajturi organ legjislativ i grupit terrorist PKK.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar 72 të dyshuar nga të cilët 24 janë avokatë.

Policia gjithashtu kapi dy armë pa leje, 165 fishekë, materiale dixhitale dhe dokumente të paligjshme në lidhje me organizatën gjatë bastisjeve.

Policia është në kërkim të 25 të dyshuarve të mbetur.

Operacionet në provincat Diyarbakir, Izmir, Stamboll dhe Adiyaman janë duke vazhduar për kapjen e të dyshuarve.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Exit mobile version