Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, urdhër arresti për 34 të dyshuar në hetimin kundër strukturimit të...

Turqi, urdhër arresti për 34 të dyshuar në hetimin kundër strukturimit të FETO-s në Forcat Tokësore

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër për arrestimin e 34 nënoficerëve, përfshirë 21 në detyrë aktive, në hetimin ndaj strukturimit “sekret” të organizatës terroriste FETO brenda Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për arrestim është lëshuar me dyshimin për lidhje me strukturimin e organizatës të njohur si “shërbime sekrete” brenda forcave të armatosura, bëri të ditur Byroja e Hetimit të Krimeve Terroriste pranë Prokurorisë së Përgjithshme Publike të Ankarasë.

Në deklaratën e byrosë thuhet se të dyshuarit kanë komunikuar me të ashtuquajtur “imamë civilë” të FETO-s përmes linjave fikse në gjithë Ankaranë.

Në operacionin e nisur për kapjen e të dyshuarve, ekipet e Antiterrorit pranë Policisë së Ankarasë kanë arrestuar 21 të dyshuar.

Exit mobile version