Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia dhe Greqia bien dakord të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi

Turqia dhe Greqia bien dakord të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi

Turqia dhe Greqia ranë dakord sot për të aktivizuar kanale të shumta komunikimi mes tyre, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve, raporton Anadolu.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takuan në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë të mirë”, shkroi Drejtoria Turke e Komunikimeve në një postim në Twitter.

“Presidenti Erdoğan dhe Mitsotakis ranë dakord se është në të mirën e të dy vendeve që klima pozitive e formuar në marrëdhëniet dypalëshe gjatë muajve të fundit të ketë vazhdimësi dhe konsistencë”, thuhet më tej.

Palët u dakorduan që të vazhdojnë me këtë momentum pozitiv dhe të aktivizojnë kanalet e komunikimit mes dy vendeve në periudhën e ardhshme, thuhet mes tjerash.

Erdoğan dhe Mitsotakis ranë dakord që takimi i nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit të mbahet në Selanik të Greqisë në vjeshtë. “Përveç kësaj, ata angazhuan dy ministrat e Jashtëm të udhëheqin procesin dhe të raportojnë mbi progresin”, shtohet në deklaratë.

Të dy liderët theksuan dëshirën e tyre për komunikim më të shpeshtë në të gjitha nivelet, me qëllim ndërtimin e një klime besimi dhe krijimin e rrethanave të nevojshme për përmirësimin e marrëdhënieve Turqi-Greqi, thuhet në deklaratë.

Exit mobile version