Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia do të jetë mikpritëse e COP31 pas marrëveshjes me Australinë

Turqia do të jetë mikpritëse e COP31 pas marrëveshjes me Australinë

Turqia do të jetë mikpritëse e samitit klimatik COP31 vitin e ardhshëm në qytetin bregdetar të Antalyas, pasi kryeministri australian Anthony Albanese njoftoi tërheqjen e kandidaturës së Kanberras, transmeton Anadolu.

“Është rënë dakord që (ministri i Ndryshimeve Klimatike) Chris Bowen, Australia, të jetë president i COP-it për negociimet. Konferenca dhe presidenca e COP-it do t’i kalojnë Turqisë dhe do të ketë takim para-COP-it, me fokus të veçantë tek financimi klimatik në Paqësor, te Qendra së Qëndrueshmërisë së Paqësorit, në prag të COP-it të vitit tjetër që do të mbahet në Paqësor”, tha Albanese për transmetuesin publik australian ABC Radio Perth.

Ai e cilësoi marrëveshjen si “një fitore të madhe si për Australinë, ashtu edhe për Turqinë”.

“Rregullat e konferencave për klimën kërkojnë që ato duhet të bëhen me konsensus. Po të mos kishte konsensus, atëherë samiti do të ishte zhvilluar në Bon të Gjermanisë”, deklaroi Albanese.

Exit mobile version