Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia e përkushtuar për të mbrojtur identitetin e tartarëve të Krimesë dhe...

Turqia e përkushtuar për të mbrojtur identitetin e tartarëve të Krimesë dhe çerkezëve

Tanju Bilgiç

Turqia ka deklaruar se do të vazhdojë të qëndrojë gjithmonë pranë bashkatdhetarëve të saj për të mbrojtur identitetin e tartarëve të Krimesë dhe për të siguruar mirëqenien e tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Tanju Bilgiç bëri një deklaratë me shkrim për përvjetorët e dëbimit të çerkezëve dhe tartarëve të Krimesë.

Duke vënë në dukje se turqit tartarë të Krimesë, popullsia indigjene e Krimesë, u larguan me forcë nga atdheu i tyre më 18 maj 1944 dhe u deportuan në kushte çnjerëzore, Bilgiç tha: “Shumica e 250 mijë tartarëve të Krimesë humbën jetën gjatë dëbimit ose në vendet ku u deportuan. Sot ne përkujtojmë 78-vjetorin e kësaj ngjarje tragjike. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë gjithmonë pranë bashkatdhetarëve të saj për të mbrojtur identitetin e tartarëve të Krimesë, për të siguruar mirëqenien e tyre.”

Zëdhënësi gjithashtu shtoi se 21 maji përkujtohet si 158-vjetori i dëbimit të çerkezëve.

“Popujt e Kaukazit pësuan qindra mijëra viktima gjatë pushtimit të Kaukazit nga Rusia cariste në shekullin e 19-të, dhe shumë nga të mbijetuarit lanë atdheun e tyre dhe u strehuan në Anadoll. Ne ende e ndjejmë dhimbjen e kësaj tragjedie të quajtur ‘Mërgimi çerkez’. Me këtë rast, ne përkujtojmë me respekt të gjithë ata që humbën jetën gjatë dy tragjedive të përjetuara nga tartarët e Krimesë dhe popujt vëllezër të Kaukazit”, bëri të ditur zëdhënësi Bilgiç. /trt

Exit mobile version