Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia fillon reciprocitetin ndaj diplomatëve gjermanë

Turqia fillon reciprocitetin ndaj diplomatëve gjermanë

Gjermanisë i është dhënë përgjigja për shkeljen e normave të sjelljes diplomatike.

Ndaj zyrtarëve gjermanë nëpër aeroporte dhe pikat e kalimit kufitar në Turqi kanë nisur të zbatohen të njëjta praktika që ndiqen edhe ndaj turqve në vendin e tyre.

Pas sjelljes së pahijshme, me të cilën zv.kryetarja e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ajshe Nur Bahçekapëllë (Ayşe Nur Bahçekapılı) u përball në Gjermani, 4 diplomatë gjermanë iu nënshtruan një hetimi dhe verifikimi të gjerë në aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” në Stamboll dhe u lanë të presin. Veprimet në sportelin e kontrollit të pasaportave zgjatën rreth 2 orë.

Për shkak të verifikimit të hollësishëm diplomatët gjermanë humbën avionin.

Zv.kryetarja e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ajshe Nur Bahçekapëllë ishte ndaluar nga policia e aeroportit të Këlnit pavarësisht se ajo ishte pajisur me pasaportë të përkohshme në vend të pasaportës së rregullt, që ia kishin vjedhur gjatë vizitës në Gjermani.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan kishte thënë se kjo mungesë mirësjelljeje e Gjermanisë, vend që mirëpret terroristët, u siguron atyre çdo lloj lehtësie duke u ofruar ndihmë dhe strehim, ndaj zv.kryeparlamentares nuk do të mbetet pa përgjigje, madje kundërpërgjigja do të jetë e shumëfishtë.

Exit mobile version