Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia gati të rigjallërojë dialogun politik me Izraelin

Turqia gati të rigjallërojë dialogun politik me Izraelin

Presidenti izraelit Isak Herzog ka ardhur në Turqi për një vizitë zyrtare.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e priti homologun Herzog me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial. Pastaj u mbajtën takimet kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti Erdoan shprehu besimin se kjo vizitë historike e Herzogut do të jetë një pikëkthesë e re në marrëdhëniet Turqi-Izrael.

Duke theksuar se synimi i përbashkët i Turqisë me Izraelin është rigjallërimi i dialogut politik mes dy vendeve, bazuar në interesin e ndërsjellë dhe respektimin e ndjeshmërive reciproke, udhëheqësi turk tha:

“Është në duart tona të kontribuojmë në dominimin përsëri të kulturës së paqes, qetësisë dhe bashkëjetesës në rajonin tonë.”

Duke nënvizuar se zhvillimi dhe forcimi i marrëdhënieve Turqi-Izrael ka një rëndësi të madhe për stabilitetin dhe paqen rajonale si dhe për të dy vendet, Erdoani u shpreh kështu:

“Ne ndamë hapur ndjeshmëritë tona për çështjen palestineze dhe unë shpreha rëndësinë që ne si Turqi i kushtojmë zgjidhjes me dy shtete.”

Gjatë takimit,- vijoi Erdoan,- nënvizova edhe rëndësinë që i kushton Turqia mbrojtjes së statusit historik të Jerusalemit, identitetit fetar dhe shenjtëror Mesxhidit al-Aksa.

“Besoj se periudha e ardhshme do të sjellë mundësi të reja në aspektin e bashkëpunimit rajonal në marrëdhëniet dypalëshe, shtoi ai.

Presidenti Erdogan njoftoi se i kishte thënë Herzogut se Turqia është e gatshme të bashkëpunojë me Izraelin në projektet e energjisë dhe sigurisë energjetike.

“E vlerësoj vizitën që ministri ynë i Jashtëm do të bëjë në Palestinë dhe Izrael dhe vizitën që do të bëjë më pas ministri ynë i Energjisë dhe Burimeve Natyrore në Izrael”, potencoi Erdoan.

Presidenti izraelit Herzog tha nga ana e tij se qëllimi i tyre është të vendosin themelet për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe popujve të tyre. /trt

Exit mobile version