Ballina Lajmet Kosovë Turqia ia bën Prishtinës një dhuratë tepër të çmuar

Turqia ia bën Prishtinës një dhuratë tepër të çmuar

Komuna e Prishtinës u vizitua sot nga një delegacion i komunës Selçuk-Konya, me në krye nënkryetarin Ziya Yalçinkaya. Qëllimi i kësaj vizite ishte që bashkë me TIKA-n të konkretizojmë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës për Sindromë Down dhe Autizëm në Prishtinë.

Ahmeti tha se kanë arritur marrëveshje me TIKA-n bashkëfinancimin e ndërtimit të kësaj qendre, ku gjysmën e parave do t’i jep komuna dhe shoqatat, e gjysmën tjetër qeveria turke përmes TIKA-s.

“Lokacioni është ndarë afër stacionit të autobusëve. Përveç ndihmës financiare, kemi kërkuar ndihmë edhe në atë se si duhet të duket kjo qendër, e edhe si duhet të menaxhohet. Qendra jonë do t’i ketë disa nga terapitë kryesore, e deri tek trajtimi individual i secilit fëmijë”, tha ndër të tjera Ahmeti

Yalçinkaya, tregoi për mënyrën e funksionimit të qendrës për Autizëm në Komunën e tij.

“Është një qendër shumë e madhe, ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në botë, ku përveç arsimimit dhe edukimit ofrohen edhe të gjitha llojet e terapive që janë të nevojshme për fëmijët me Autizëm. Falënderoj të gjithë akterët që i kanë ndërmarrë hapat konkrete për ndërtimin e një qendre të ngjashme në Prishtinë, qendër kjo qe besojmë se do të jetë shumë e suksesshme”, theksoi Yalçinkaya.

Pjesë e delegacionit nga Turqia ishin edhe profesorë dhe ekspertë të arsimimit special, të cilët do të tregojnë përvojat e tyre të deritashme, duke ndikuar kështu në rritjen e cilësisë së menaxhimit të qendrës që do të ndërtohet.

Exit mobile version