Ballina Sport Futboll Turqia me barazim kualifikohet në “Euro 2020”

Turqia me barazim kualifikohet në “Euro 2020”

Turqia ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian 2020.

Turqit barazuan pa gola me Islandën në xhiron e nëntë të Grupit H, për të siguruar edhe matematikisht një nga dy pozitat e para të grupit, e që çojnë në “Euro 2020”.

Në Grupin H, Turqia ka 20 pikë të tubuara në vendin e parë. Franca është e dyta me 19, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Islanda ka 16 pikë në vendin e tretë me nëntë ndeshje. Shqipëria është e katërta në këtë grup me 12 pikë, ndërsa renditjen e mbyllin Andorra e Moldavia me nga tri pikë

Exit mobile version