Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia mirëpret progresin në krizën e Gjirit

Turqia mirëpret progresin në krizën e Gjirit

Turqia mirëpriti zhvillimet e fundit pozitive për të zgjidhur konfliktin në rajonin e Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne vlerësojmë përpjekjet e sinqerta të liderëve të Kuvajtit të cilët kanë ndërmarrë kontakte dhe iniciativa intensive për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë.

“Shpresa jonë është që ky konflikt të zgjidhet përmes dialogut të pakushtëzuar sa më shpejt të jetë e mundur dhe për heqjen e bllokadës dhe sanksioneve të padrejta që u është nënshtruar Katari pa vonesa të mëtejshme”, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Nga MPJ-ja turke thonë se vendi do të “vazhdojë të ushtrojë përpjekje për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Gjirit”.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin më 5 qershor të vitit 2017, me akuzat se po “mbështet grupet terroriste” dhe filluan të vendosnin një bllokadë ekonomike.

Edhe pse Kuvajti ka bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje, një marrëveshje nuk është arritur ende për të normalizuar marrëdhëniet.

Exit mobile version