Turqia ndaloi përdorimin e reklamave për ushqimet e pashëndetshme dhe të përpunuara, të tilla si patate të skuqura, çokollata dhe karamele për fëmijët. Qeveria ndaloi që ato të reklamohen gjatë emisioneve televizive për fëmijët, njoftoi Ministria e Tregtisë të premten.
Sipas rregullores së re që ka për qëllim të zhdukë zakonet e kequshqyerjes, prodhuesit e ushqimit “junk” nuk do të jenë në gjendje të përfshijnë ndonjë asnjë reklamë brenda televizioneve. Ministria gjithashtu ua ndaloi firmave të transmetojnë reklama në TV dhe radio për produktet e tyre gjatë shfaqjeve dhe programeve që synojnë fëmijët.
Çokollata e njohur italiane Ferrero Kinder Surprise, nuk do të lejohet të shitet në Turqi pasi rregullativës që fillon zyrtarisht të zbatohet në qershor 2019.
Ministria e Tregtisë tha se informata të detajuara rreth asaj se cili produkt përbën ushqim “junk“ do të bëhen të ditura nga një listë nga Ministria e Shëndetësisë në faqen e saj internetit.
Reklamat që përfshijnë ushqim junk do të gjobiten me 1,6000 $, por edhe më shumë, në varësi të platformës ku ato publikohen.
Nëse shkelja përsëritet, bordi do të autorizohet të rrisë gjobën deri në 10 herë. /MESAZHI/
